Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Raketa hipersonike, kruz, balistike/ Sulm në Ukrainë, Polonia e Rumania nisin bombardues
Në njërin prej sulmeve më të egra e më masive të kohëve të fundit ndaj Ukrainës, Rusia ka lëshuar drejt vendit fqinj me dhjetëra raketa hipersonike, kruz dhe balistike – të lëshuara nga avionë bombardues, nga toka e nga anije. Goditja e forcave të Moskës shënjestroi rajone të ndodhura pranë kufirit me Poloninë, cka e vuri në alarm Varshavën. Gjatë natës, Forcat e saj ajrore kryen operacione parandaluese brenda hapësirës ajrore të vendit, e kjo për shkak të sulmit të Federatës Ruse ndaj objektivave të vendosura në territorin ukrainas”, sipas Komandës Operacionale të Forcave të Armatosura Polake. “U aktivizuan avionë bombardues, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar arritën gatishmërinë maksimale”, thuhet në një postim të saj në rrjetet sociale. Polonia...