Ishte me pushime në Stamboll, vdes familja gjermane me 4 anëtarë. U helmuan nga kimikatet kundër parazitëve në hotel

Ishte me pushime në Stamboll, vdes familja gjermane me 4 anëtarë. U helmuan nga kimikatet kundër parazitëve në hotel

Pas vdekjes në Stamboll të një familjeje katër anëtarëshe nga Hamburgu, është publikuar raporti paraprak nga mjekësia ligjore turke. Raporti përqendrohet te hoteli dhe kimikatet si faktor kyç për tragjedinë. Pas vdekjes së një familjeje nga Hamburgu në Stamboll, një raport paraprak nga Instituti Turk i Mjekësisë Ligjore implikon më tej hotelin, sipas raporteve të medias. Raporti thotë se vdekjet e familjes prej katër anëtarësh u shkaktuan kryesisht nga kimikatet në hotel, raportoi transmetuesi shtetëror TRT, duke cituar dokumentin jo përfundimtar. Mundësia e helmimit nga ushqimi konsiderohet e ulët. Megjithatë hetimet në Turqiende nuk kanë përfunduar. Edhe babai vdiq në një spital të Stambollit Pasi nëna dhe dy fëmijët e saj të vegjël vdiqën në Stamboll javën e kaluar, edhe babai ndërroi jetë po në një...