Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
21 Janari/ Berisha del nga SPA : Nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë
Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi se më 21 janar 2011, nuk është qëlluar nga brenda kryeministrisë, duke e cilësuar atë një gënjeshtër. Sipas Berishës, të shtënat kanë ardhur nga vend-rojet e rojet e gardës, e cila përmes ligjit autorizon rojën të qëllojë sa herë dikush e kërcënon me ndonjë objekt apo ndonjë gjë. “Jam pyetur se çfarë ndodhi më 21 janar. Kjo mosthirrje flet më shumë se çdo gjë tjetër, sepse kjo mosthirrje kishte të bënte vetëm me faktin se Edi Rama organizoi për epshet e pushtetit të tij, protestën më të dhunshme në historinë e vendit. Ky ishte shkaku i mosthirrjes. Autoritetet ndërkombëtare, qeveria e SHBA ka deklaruar dhe ka rideklaruar se me 21 janar, PS kishte axhendë dhune. Ku janë ata mbështetësit...