Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Tritol te lokali i peshkut në Kamëz, lirohet ish‑polici Jeton Lami
Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për ish‑policin dhe ish‑shoqëruesin e Ervis Martinajt, Jeton Lami, i cili ishte arrestuar në kuadër të hetimeve për shpërthimin me tritol në një lokal peshku në Kamëz. Nga “arrest me burg”, Lamit i është caktuar së fundmi masa “arrest në shtëpi”, duke e liruar kështu nga qelia. Ngjarja lidhet me shpërthimin e ndodhur pak ditë më parë, ku sipas hetimeve paraprake, lënda plasëse dyshohet se u vendos në kuadër të një tentative për gjobë prej 500 mijë eurosh ndaj biznesit të pronarit të lokalit. Florin Domi është liruar gjithashtu, duke iu caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” me garanci pasurore. Ndërsa për Flogert Mezhikën, gjykata ka vendosur masën më të rëndë: “arrest me burg”, e vetmja masë...