Depërtohet nga SHBA në Tiranë shqiptari i dënuar për vrasje në Itali, pritet ekstradimi

Depërtohet nga SHBA në Tiranë shqiptari i dënuar për vrasje në Itali, pritet ekstradimi

Një 44-vjeçar i identifikuar si Kamer Duhanxhiu është depërtuar nga SHBA në Tiranë, me qëllim ektradimi drejt Italisë pasi akuzohet për një vrasje të kryer atje. Sipas Policisë, i riu ishte në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 1999, pasi është dënuar nga autoritetet italiane, me 30 vjet burgim për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Vrasja në rrethana cilësuese”, ngjarje të ndodhura në vitin 1999 në Asti, Itali. Ai fshihej prej kohësh në SHBA dhe pasi është arrestuar atje është depërtuar në Tiranë me avion charter. Sapo ka mbërritur në Rinas ai është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë bazuar në urdhrin e arrestit ndërkombëtar/kartelën e kuqe të Interpolit, të lëshuar nga autoritetet italiane. Ky shtetas do të përballet me dënimin e tij 30-vjeçar, në...