Noka “mbron” Berishën në Kuvend, përplaset me Peleshin: Je ushtar, vetëm kryetar nuk je!

Noka “mbron” Berishën në Kuvend, përplaset me Peleshin: Je ushtar, vetëm kryetar nuk je!

flamur noka-niko peleshi TIRANË- Deputeti i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar ashpër gjatë seancës në Kuvend për përjashtimin e kryedemokratit Sali Berisha. Noka thekson se deklarata e Berishës për ambasadorin Silvio Gonzato është bërë jashtë sallës së Kuvendit dhe nuk kishte kontekst fyes. Ndërkohë, nuk mungoi as përplasja mes tij dhe kryeparlamentarit Peleshi. Këtij të fundit, Noka iu drejtua duke i thënë se nuk është kryetar, por një ushtar i Partisë.  Noka: Vetëm kryetar nuk jeni, por ushtar i partisë. Peleshi: z.Noka tërheqje vëmendje Noka: Seancën e kaluar, ju përjashtuar kreun e opozitës për një deklaratë që u mbajt kësaj salle dhe nuk kishte asnjë kontekst fyes apo ofendues për askënd. Deklaratë që citonte thënien e një ambasadori. E gjitha ajo që bëtë ndaj Berishës është urrejtje ndaj...