Reshjet bllokojnë dy ura, rrëshqitje gurësh në disa akse, mungesë energjie në shumë zona

Reshjet bllokojnë dy ura, rrëshqitje gurësh në disa akse, mungesë energjie në shumë zona

Reshjet e dendura të orëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problematikash në disa qarqe të vendit, kryesisht në infrastrukturën rrugore dhe në furnizimin me energji elektrike. Strukturat vendore dhe ekipet operacionale vijojnë punën në terren. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile rruga në fshatin Shpërtheth në qarkun Lezhë mbetet e dëmtuar nga ujërat e lumit Droje. Gjithashtu po punohet në terren për sigurimin e qarkullimit në akset Skuraj–Gallatë, njësia administrative Milot, por edhe në njësinë administrative Kaçinar, ku ura në fshatin Shpërdhezë u dëmtua nga reshjet me intensitet. Në qarkun Shkodër vijon të mbetet e bllokuar segmenti Ndërlysaj–Breg-Lumi, ndërsa në Gjirokastër ka prani të shtuar të ujit në urën e Kardhiqit dhe në rrethrrotullimin e urës së lumit në qytetin e Gjirokastrës. Në Elbasan...