Korçë/ Rënie inertesh në disa rrugë, pa energji elektrike mbi 770 banesa

Korçë/ Rënie inertesh në disa rrugë, pa energji elektrike mbi 770 banesa

Në qarkun e Korçës, situata nga moti i keq paraqitet e qetë. Reshjet kanë sjellë prezencë inertesh dhe grumbullime ujërash në disa segmente rrugore, por ARRSH njofton se të gjitha akset janë të hapura. Sipas OSHEE, për shkak të erës dhe reshjeve aktualisht janë pa energji 776 abonentë në këta fidera: Fideri Vithkuq – N/St Rehovë: 289 abonentë; Fideri Potgozhan – N/St Gur i Kuq: 130 abonentë; Fideri 3 – N/St Ersekë: 100 abonentë; si dhe Fideri JO6 – N/St Leskovik: 257 abonentë. Grupet operative të OSHEE dhe strukturave vendore janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike dhe garantimin e normalitetit në të gjitha zonat.