Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
21 Janari, Sali Berisha paraqitet në SPAK, do të pyetet si person në dijeni për ngjarjen
Ish-kryeministri Sali Berisha është paraqitur sot rreth orës 09:00 në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me çështjen e 21 Janarit, ku katër protestues u qëlluan për vdekje katër protestuesve të pafajshëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë. Më 21 janar 2011 mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, ndërsa në krye të qeverisë ishte Sali Berisha. Këtij të fundit iu dorëzua fletëthirrja e tretë nga SPAK për t’u pyetur të premten e 21 nëntorit, si person në dijeni për “21 Janarin”, teksa ishte paraqitur në Prokurori për zbatimin e masës së sigurisë në lidhje me çështjen “Partizani”. Fillimisht Berisha me anë të mbrojtësit të tij ligjor Genci Gjokutaj, kërkoi shtyrjen e marrjes në pyetje...