Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Lezha, qarku më i prekur nga reshjet. ARRSH dhe OSHEE me grupe në terren për të normalizuar situatën
Përmbytje të tokave bujqësore, prezencë uji në banesa dhe biznese është situata e raportuar kryesisht në qarkun e Lezhës, bashkia Kurbin si pasojë e reshjeve te shiut me itensitet te dendur. Rreth 80 familje në fshatin Shpërdhet mbeten të izoluara, pasi prurjet e mëdha të lumit Droje kanë shembur rrugën hyrëse në një gjatësi prej rreth 100 metrash. Vështirësi të mëdha raportohen edhe në rrugën që lidh fshatin Gallatë me Vinjollin në Kurbin, e cila vijon të jetë e bllokuar si pasojë e vërshimit të ujërave malorë që kanë dëmtuar rëndë infrastrukturën. Situata janë shënuar edhe në Tropojë, Kukës , në aksin Skurraj–Burrel, me rënie gurësh dhe inertesh në trupin e rrugës.Edhe në akset Ersekë – Leskovik – 3 Urat, Elbasan–Rrogozhinë-Qafë Thanë Ka pasur rënie...