“Takim i munguem” një vepër teatrore shqiptare në skenën e Metropolit

“Takim i munguem” një vepër teatrore shqiptare në skenën e Metropolit

Shfaqja “Takim i munguem” rikthehet në skenën teatrore të teatrit Metropol. Festivali i veprës shqipe “Metrofest” në edicionin e nëntë këtë vit u hap me shfaqjen “Takim i munguem”, që do të rikthehet sërish në skenë për publikun për tre mbrëmje me radhë. Vepra “Takim i munguem”, me autor dhe regji Rafael Hoxhaj dhe dramaturg Bujar Hoxhaj do të shfaqet në datat 21, 22 dhe 23 nëntor në mbrëmje. Në këtë poezi skenike, realiteti përzihet me fantazinë; fëmijëria ringjallet, kujtimet marrin formë dhe pritja bëhet mënyra e vetme për të jetuar dashurinë që ka mbetur pezull. Muzika në këtë shfaqje teatrore është nga kompozitori Jurgen Muharrem. Aktori Rafael Hoxhaj erdhi në festivalin “Metrofest” në edicionin e nëntë në teatrin Metropol në Tiranë në vijim të...