Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Nuk e lejuan të ishte i pranishëm gjatë shkarkimit! Këshilli Bashkiak – SPAK: Lejoni Veliajn të marrë pjesë në mbledhje
Erion Veliaj TIRANË-Këshilli Bashkiak i Tiranës me anë të një kërkese zyrtare i ka kërkuar SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve që të lejojë kryebashkiakun Erion Veliajn, i cili ndodhet i paraburgosur në burgun e Durrësit, të marrë pjesë në mbledhjen e ardhshme që do të zhvillohet të enjten e 20 nëntorit, në orën 10:00. Në kërkesë thuhet se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Paralalelisht me kërkesën drejtuar SPAK-ut dhe Drejtorisë së Burgjeve, Këshilli Bashkiak i Tiranës i ka dërguar një shkresë edhe kryetarit Veliaj, ku i kërkon objektivat e tij të zhvillimit për Tiranën për vitin 2026 dhe prioritetet e investimeve...