Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“E organizon aksionin në varësi të thirrjeve të SPAK”/ ‘Mini-protesta’ e Berishës, Krasniqi: PD s’bën politikë
I ftuar në një studio televizive politologu Afrim Krasniqi, ka komentuar protestën e një dite më parë që u organizuar nga opozita para kryeministrisë. Sipas Krasniqit, është shqetësuese që një parti e ndërton aksionin politik në funksion të thirrjeve të SPAK. “Shqipëria nuk shquhet për një vend ku qytetarët reagojnë për kauza publike. Shumica e popullsisë kanë qenë të trembur të qënit në opozitë. Kjo është kosto e vendeve që kanë deficite në formimin demokratik. Sa më shumë të ketë shtresë të mesme aq më e fortë është demokracia. Kemi individë që pranojnë nënshtrimin në shkëmbim të një komoditeti, statusi social. Kam përshtypjen që PD është në udhëkryq dhe shpik kauza. Ndodhën zgjedhjet në 5 bashki… dhe u shpik kjo lëvizje pa top, pa objekt,...