Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Vrasja e Martin Canit/ Prindërit, akuza të forta ndaj drejtuesve të shkollës
Vrasja e Martin Canit/ Prindërit, akuza të forta ndaj drejtuesve të shkollës Një vit pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, dhimbja e familjes gërshetohet sot me një tjetër plagë: heshtjen e institucionit ku adoleshenti mësonte. Për prindërit e tij, kjo heshtje është më e rëndë se çdo procedurë penale që vazhdon ende pa një epilog. Nëna e viktimës, Florina Cani, doli para mediave në hyrje të shkollës, ku dikur shoqëronte të birin në mëngjes, duke artikuluar një akuzë të drejtpërdrejtë ndaj drejtuesve të shkollës dhe mësueses kujdestare. Ajo thotë se në përvjetorin e parë të humbjes së Martinit, nga institucioni nuk ka ardhur asnjë shenjë solidariteti, asnjë mesazh ngushëllimi, asnjë kujtim minimal për një nxënës që humbi jetën tragjikisht...