Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Atentat ish-ministrit rus të Mbrojtjes teksa vizitonte varrin e një familjari, si arriti të shpëtonte Sergei Shoigu
Sipas Moskovsky Komsomolets, objektivi i një atentati të dështuar thuhet se ishte Sergei Shoigu, ish-ministri rus i Mbrojtjes. Agjencia ruse e inteligjencës FSB (pasardhëse e KGB-së) kishte njoftuar më parë se një “zyrtar i lartë” ishte shënjestruar ndërsa vizitonte varrin e një anëtari të familjes në varrezat Troyekurovskoye në Moskë, pa zbuluar identitetin e tij. FSB pretendoi se agjentët e saj kishin zbuluar një pajisje shpërthyese me një kamera të fshehur, në një vazo me lule pranë varrit, duke deklaruar se ajo ishte përdorur për të monitoruar lëvizjet e zyrtarit të lartë. Gazeta Moskovsky Komsomolets, pa specifikuar burimet e saj, raportoi të hënën vonë se objektivi i supozuar i komplotit të dështuar të vrasjes ishte ish-ministri i mbrojtjes i vendit dhe sekretari aktual i Këshillit...