Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Dhoma e Përfaqësuesve urdhër Departamentin të Drejtësisë së Trump për publikimin e dosjes ‘Epstein’, projektligji kalon në Senat
Dhoma e Përfaqësuesve ndërmori një hap të rëndësishëm, duke urdhëruar Departamentin e Drejtësisë të Presidentit Donald Trump që të publikojë të gjitha dosjet hetimore lidhur me Jeffrey Epstein, i cili është dënuar për krime seksuale, vendim që erdhi pas muajsh grindjesh brenda Partisë Republikane. Masa, që ka fituar mbështetje të gjerë nga shumica e republikanëve, tani do të kalojë në Senat, ku liderët e Partisë Republikane duhet të vendosin nëse do ta dërgojnë atë në tavolinën e Presidentit Trump për nënshkrim. Presidenti Trump ka thënë se do ta nënshkruajë projektligjin nëse ai kalon Kongresin, pasi më parë e kishte quajtur këtë çështje një “mashtrim demokrat”. Pavarësisht përpjekjeve të udhëheqësve republikanë, përfshirë Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, për të zbutur shqetësimet mbi privatësinë e...