Sabotime në hekurudhat e Polonisë, të dyshuarit kryesorë dy ukrainas/ Tusk: Qëllimi ishte një katastrofë

Sabotime në hekurudhat e Polonisë, të dyshuarit kryesorë dy ukrainas/ Tusk: Qëllimi ishte një katastrofë

Dy ukrainas të dyshuar për bashkëpunim afatgjatë me shërbimet sekrete ruse janë identifikuar si autorët e dy akteve sabotimi në rrjetin hekurudhor të Polonisë. Sipas BBC-së, njëri prej të dyshuarve ishte dënuar më herët për akte sabotimi në Ukrainë. Gjatë një fjalimi në parlament, kryeministri Donald Tusk tha se kishte vizituar vendin e shpërthimit pranë fshatit Mika, në juglindje të Varshavës, ku fundjavën e kaluar u dëmtua linja hekurudhore që çon drejt kufirit ukrainas. Ai e përshkroi ngjarjen si “një akt sabotimi i paprecedentë”. Ndërkohë një incident i dytë ndodhi pranë Pulawy, ku një tren me pasagjerë u detyrua të ndalonte menjëherë për shkak të dëmtimit të kabllove ajrore. Fillimisht, autoritetet polake deklaruan se kishte shumë gjasa që sabotimet në linjën hekurudhore Varshavë–Lublin të ishin...