Moti i keq, evakuohen 5 familje/ Rrugë të bllokuara në disa qarqe. Pa energji fshatrat në Dibër, Kukës dhe Korçë

Moti i keq, evakuohen 5 familje/ Rrugë të bllokuara në disa qarqe. Pa energji fshatrat në Dibër, Kukës dhe Korçë

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin prej orëve të para të ditës së sotme kanë krijuar problematika në disa zona, ku strukturat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë angazhuar për të ndihmuar qytetarët.  Evakuime  Për shkak të pranisë së ujit në banesa, është kryer evakuimi i një familje prej 5 anëtarësh nga ekipet e Forcave të Armatosura në fshatin Dukagjin i Ri, njësia administrative Thumanë.  Në njësinë administrative Zejmen, si pasojë e vërshimit të përrenjve të Prullit dhe Pllanës, ka prani uji në 4 banesa. Banorët janë akomoduar përkohësisht nga strukturat vendore. Forcat e emergjencave kanë kryer tërheqjen e ujit dhe pastrimin fillestar të ambienteve të prekura.  Situata sipas qarqeve:  Qarku Durrës  Bashkia Durrës:  Vijon puna në terren për eliminimin e pasojave...