Foltorja bosh ndez sirenat në PD/ Kryesia mblidhet urgjent, çfarë po gatuhet?

Foltorja bosh ndez sirenat në PD/ Kryesia mblidhet urgjent, çfarë po gatuhet?

Partia Demokratike ka mbledhur ditën e sotme kryesinë ku në fokus të diskutimeve ka qenë zgjedhja e kryetarëve të degëve në ato degë ku për shkak të zgjedhjeve të 11 Majit pati dorëheqje. Zgjedhjet parashikohen të mbahen për Elbasanin, Sarandën, Himarën, Dibrën dhe degën e Kasharit në Tiranë. Sipas raportimeve këto zgjedhje do të mbahen pas analizës së PD-së për 11 Majin.