“Metamorfoza”: Dënime për Bajrin, vendimi për Gjokën mbetet pezull, lirohet Oltion Bistri

“Metamorfoza”: Dënime për Bajrin, vendimi për Gjokën mbetet pezull, lirohet Oltion Bistri

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur sot vendimet për një pjesë të të pandehurve në dosjen “Metamorfoza”, hetim i ngritur nga SPAK mbi komunikimet e përgjuara në aplikacionin e enkriptuar SKY ECC, ku sipas prokurorisë dokumentohen lidhje të grupeve kriminale me zyrtarë të drejtësisë dhe të policisë. Mësohet se GJKKO ka vendosur dënimin me 10 vite burg të Edmond Prekës, ndërsa Behar Bajri është dënuar me 13 vite burgim. Por të pandehurit do të përfitojnë ulje të dënimit për shkak se gjykata ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Bajri do të dënohet përfundimisht me 8.8 vite burg. Ai akuzohet edhe për korrupsion ndaj gjyqtarëve. Ndërsa Oltion Bistri ka dalë i pafajshëm për akuzën e pastrimit të parave dhe korrupsionit. Ndërsa vendimi...