Gaza, “zgjohet” OKB-ja/ Këshilli i Sigurimit miraton planin e paqes së Presidentit Trump

Gaza, “zgjohet” OKB-ja/ Këshilli i Sigurimit miraton planin e paqes së Presidentit Trump

Këshilli i Sigurimit i OKB-së i dha dritën jeshile rezolutës në mbështetje të planit të paqes së presidentit amerikan Donald Trump, i cili parashikon vendosjen e një force paqeruajtëse ndërkombëtare. Trembëdhjetë nga 15 anëtarët votuan në favor të rezolutës, e cila, ndër të tjera, bën thirrje për një forcë trupash ndërkombëtare për të stabilizuar armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit.  Projektrezoluta përmend gjithashtu një shtet të mundshëm palestinez në të ardhmen. Rusia dhe Kina abstenuan nga votimi i rezolutës së paraqitur nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera, mes të cilave edhe Katari dhe Egjipti që janë të  përfshirë në negociata si ndërmjetësues kryesorë. Rezoluta “mbështet” planin e paqes të Trump, i cili çoi në një armëpushim ende të brishtë midis Izraelit dhe organizatës...