Rama flet për dëshirën e shqiptarëve: Shumica e duan BE-në, 8% janë pyetur pas ndonjë grindje me gruan…

Rama flet për dëshirën e shqiptarëve: Shumica e duan BE-në, 8% janë pyetur pas ndonjë grindje me gruan…

Kryeministri Edi Rama është prezent në Komisionin Evropian, ku në Forumin për Zgjerimin e BE-së, foli për dëshirën e madhe që kanë qytetarët shqiptarë për t’u bashkuar shtëpisë së madhe europiane. Rama shprehet se ata që janë shprehur kundër diçka-je të tillë, me siguri kanë qënë në ankth, pak para ndeshjes Serbi-Shqipëri. “92% të qyteteravë tanë janë besnikë të BE-së, në bazë të një ankete. Por më lejoni që të sqaroj diçka. Mos mendoni se 8% janë kundër BE-së. Ata thjeshtë janë pyetur pas ndonjë grindje me bashkëshorten ose do kenë qenë në mes të një trafiku torturues të Tiranës, ose ka qenë pak minuta para ndeshjes ndaj Serbisë. Nëse heqim këta faktorë, ata janë 100 përqind pro BE-së”- tha Rama.