VIDEO-Nga shtëpitë me prezencë uji te bllokimi i rrugëve e mungesa e energjisë elektrike/ MM informacion për situatën nga reshjet

VIDEO-Nga shtëpitë me prezencë uji te bllokimi i rrugëve e mungesa e energjisë elektrike/ MM informacion për situatën nga reshjet

Ministria e Mbrojtjes përmes një deklarate për mediat ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në vend nga moti i keq. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes strukturat vendore dhe ekipet e emergjencave civile në të gjithë vendin po vijojnë punën për normalizimin e situatës së krijuar nga reshjet e fundit. Në disa zona janë shënuar problematika, ndërsa në shumicën e qarqeve situata paraqitet e stabilizuar.  Qarku Dibër  Në bashkinë Dibër raportohet mungesë e energjisë elektrike në njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë si dhe pjesërisht në Arras e Fushë Çidhën. Grupet e OSHEE po punojnë për riparimit e defekteve. Intensiteti i reshjeve në qark është në rënie.  Qarku Durrës  Në Sukth janë prekur disa banesa në fshatrat Kullë, Hamallë dhe Rrushkull, ku ka edhe...