Rrugë të reja në lagjen “Skënderbej”, kryebashkiaku Llatja dhe Bylykbashi ndjekin nga afër investimin në zone

Rrugë të reja në lagjen “Skënderbej”, kryebashkiaku Llatja dhe Bylykbashi ndjekin nga afër investimin në zone

Kronikë E Martë, 18 Nëntor 2025 15:23 Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i shoqëruar nga deputetja Aulona Bylykbashi, ka inspektuar nga afër punimet në rrugën “Vasil Llapushi”, një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në rajonin nr. 2 dhe 3 të qytetit.Gjatë inspektimit, Llatja u ndal në pjesën fundore të lagjes “Skënderbej”, ku prej disa vitesh po realizohet një sërë projektesh transformuese për zonën. “Një sërë investimesh kemi bërë për rajonin nr. 3 në këtë zone, investimi i fundit ka qenë në rrugën ‘Ahmet Gashi’. Sot jemi te ish-Fubi dhe ‘Kombinati i Drurit’, ku kemi bërë një investim bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit për rrugën ‘Vasil Llapushi’, e cila ishte shumë e kërkuar nga banorët, por është edhe një unazë lidhëse për rajonin...