Horror në Austri! Gjenden në një frigorifer trupat e nënës dhe vajzës, të zhdukura një vit më parë

Horror në Austri! Gjenden në një frigorifer trupat e nënës dhe vajzës, të zhdukura një vit më parë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Austrinë, pasi autoritetet kanë zbuluar trupat e pajetë të një gruaje 34-vjeçare dhe vajzës së saj 10-vjeçare, në një frigorifer të madh, të fshehur në një zonë të izoluar të një dhome magazinimi në një apartament në Innsbruck. Mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se nëna dhe vajza e saj me origjinë siriane ishin zhdukur që nga korriku 2024 pas një udhëtimi në Dyseldorf. Zbulimi, i cili u krye falë hetimeve të reja teknike, forcoi dyshimet ndaj dy vëllezërve të arrestuar që në qershor, njëri prej të cilëve ishte koleg i viktimës dhe dyshohej se kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me të. Edhe pse të dy burrat pranuan se kishin fshehur trupat, ata mohuan vrasjen, duke pretenduar se bëhej fjalë...