Mocion për krimin e organizuar, Konferenca e Kryetarëve cakton datën 18 dhjetor

Mocion për krimin e organizuar, Konferenca e Kryetarëve cakton datën 18 dhjetor

Konferenca e Kryetarëve ka vendosur datën 18 dhjetor për të diskutuar kërkesën e Partisë Demokratike për zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me situatën e krimit të organizuar në vend. Mazhoranca propozoi që debati të shtyhet për një sesion tjetër parlamentar, por opozita e kundërshtoi me argumentin se rregullorja e Kuvendit nuk e lejon një gjë të tillë. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, theksoi se mocioni duhet të zhvillohet brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës, duke propozuar datën 18 dhjetor. “Ne nuk mund ta shtyjmë, sepse rregullorja përcakton që mocioni duhet të zhvillohet brenda 30 ditëve. Ne kemi dëgjuar institucionet e sigurisë, por mocioni lidhet me qeverinë. Pra, kërkon të njihet dhe të debatohet mbi masat që ka marrë qeveria....