Shqipëria U-21 korr dy fitore rresht kundër Moldavisë e Ukrainës. Trajneri Bushi: I kënaqur me paraqitjen e skuadrës

Shqipëria U-21 korr dy fitore rresht kundër Moldavisë e Ukrainës. Trajneri Bushi: I kënaqur me paraqitjen e skuadrës

Shqipëria U-21 arriti dy fitore brenda katër ditësh në miqësoret kundër Moldavisë dhe Ukrainës. Shpresat e drejtuar nga Alban Bushi mposhtën 1-0 Moldavinë në transfertë ndërsa mbrëmjen e kaluar triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Ukrainës në “Elbasan Arena”. Pas fitores në shtëpi kundër ukrainasve, në një prononcim për fshf.org trajneri Bushi u shpreh i kënaqur jo vetëm me rezultatet në këto dy ndeshje, por edhe me paraqitjen e skuadrës së tij në fushë. “Jemi të kënaqur. Dy ndeshje, dy fitore, nuk është se nuk i kishim menduar. Gjithmonë futemi për t’i fituar ndeshjet. Po mënyra se si erdhi kjo e dyta, jam i lumtur sepse luanim me një kundërshtar shumë të fortë. Ukraina është një nivel shumë i lartë, ekip i rangut të Gjermanisë, goxha...