Kaos te Laçi, futbollistët bojkotojnë stërvitjen

Kaos te Laçi, futbollistët bojkotojnë stërvitjen

Vendi i fundit në renditje dhe skuadra më e rrezikuar për të rënë nga kategoria. Por, nëse mendohej se nuk mund të shkonte më keq, situata te Laçi është bërë edhe më problematike. Prej 12 Prillit kur luajtën ndeshjen e fundit, duke u mundur 1-0 nga Teuta në Durrës, futbollistët e kurbinasve kanë bojkotuar stërvitjet. Njoftimi është dhënë nga klubi, në faqet zyrtare në rrjetet sociale. “Që prej ndeshjes së fundit, ekipi i Laçit nuk po stërvitet. Situata në ekip është mjaft e rënduar, si asnjëherë më parë. Ditën e djeshme është zhvilluar një takim mes drejtuesve dhe stafit ku debatet nuk kanë munguar dhe është vendosur që sot në orën 18:00 të mbahet një tjetër takim me ekipin në ambientet e stadiumit “Laçi” nga...