I përplasën kokën në timon, dhunohet për vdekje 58-vjeçari në Greqi, mes 3 të arrestuarve edhe një shqiptar

I përplasën kokën në timon, dhunohet për vdekje 58-vjeçari në Greqi, mes 3 të arrestuarve edhe një shqiptar

Foto ilustruese GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Athinë, ku një 58-vjeçar është rrahur për vdekje. Për ngjarjen janë arrestuar 3 persona, mes tyre edhe një shqiptar. Sipas informacioneve nga “Protothema”, hetimi i policisë zbuloi se tre të rinj, dy grekë dhe një shqiptar, ishin pas makinës së 58-vjeçarit në dy motoçikleta dhe në një moment ata u ndalën dhe për një arsye të panjohur, njëri prej tyre filloi ta rrihte viktimën barbarisht. Sipas një dëshmie në dispozicion të autoriteteve, autori dyshohet se e ka kapur burrin nga koka dhe e ka goditur vazhdimisht në timon. Siç raportuan burimet policore, makina e viktimës ishte e mbuluar me gjak, “madje edhe xhami i përparmë ishte i thyer”. Prandaj, përjashtohet mundësia që 58-vjeçari të ketë...