Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Konferenca e kryetarëve/ Opozita kërkon mocion me debat në Kuvend për “situatën e krimit”
Partia Demokratike ka kërkuar që ditën e nesërme në seancë të mos miratohet paketa fiskale, pasi deputetëve i është dhënë vetëm 24 orë për t’u njohur me të. Ne Kuvend ka shkuar me datë 14 dhe vetëm një ditë më parë është futur për diskutim në komisione, duke i hequr mundësinë për konsultime me grupet e interesit. Sa i përket kërkesës së Partisë Demokratike për mocion me debat për “situatën e krimit në vend”, mazhoranca kërkon që debati të shtyhet për një seancë tjetër parlamentar. Gazment Bardhi: Ne nuk mund ta shtyjmë, sepse rregullorja përcakton që mocioni duhet të zhvillohet brenda 30 ditëve. Ne kemi dëgjuar institucionet e sigurisë, por mocioni lidhet me qeverinë. Pra, kërkon të njihet dhe të debatohet mbi masat që ka...