Trageti i linjës Vlorë-Brindisi del në det për të shmangur përplasjet në kalatën e portit

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi del në det për të shmangur përplasjet në kalatën e portit

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi mëngjesin e kësaj të martë ka dalë në Radë. Raportohet se ky traget ka dalë në det të hapur për të shmangur përplasjet që mund të shkaktohen me kalatën e portit detar nga e era e fortë bregdetare. Ndërkohë në Portin e Vlorës lundrimi detar vijon të mbetet i pezulluar për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit duke nisur nga mbrëmja e së dielës deri ditën e mërkurë.