Netanyahu: Plani i Trump për Gazën, i miratuar nga OKB-ja, do të çojë në paqe dhe prosperitet

Netanyahu: Plani i Trump për Gazën, i miratuar nga OKB-ja, do të çojë në paqe dhe prosperitet

Benjamin Netanyahu përshëndeti miratimin nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së të planit të SHBA-së për të krijuar një Forcë Ndërkombëtare Stabilizimi në Gaza, të promovuar nga Donald Trump. Ai tha thënë se plani do të ndihmojë në përfundimin e sundimit të Hamasit dhe do të sjellë normalizimin në rajon.Lexo edhe :Related Posts Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në X, Netanyahu vlerësoi planin e Trump dhe miratimin e tij nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, duke deklaruar se “do të çojë në paqe dhe prosperitet sepse këmbëngul në demilitarizimin, çarmatimin dhe deradikalizimin e plotë të Gazës”, i cili, “në përputhje me vizionin e Presidentit Trump”, do të “çojë në bashkimin e mëtejshëm të Izraelit dhe fqinjëve të tij, si dhe në zgjerimin e Marrëveshjeve të...