Shoqata e Përpunuesve të Qumështit kërkon unifikimin e TVSH-së, 10% në blerje dhe shitje

Shoqata e Përpunuesve të Qumështit kërkon unifikimin e TVSH-së, 10% në blerje dhe shitje

Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Financave, ku kërkon reduktimin dhe unifikimin e TVSH-së në nivelin 10% si në blerje, ashtu edhe në shitje për qumështin dhe nënproduktet e tij. Sipas anëtarëve të Shoqatës, industria përpunuese vijon të përballet me rritje të kostove prodhuese, për shkak të çmimit të shitjes së qumështit si lëndë e parë, që grumbullohet më shtrenjtë sesa vendet e BE-së. Shoqata argumenton se barazimi i TVSH-së në 10% jo vetëm që do të ulte presionin financiar mbi fabrikat e përpunimit, por edhe do të shmangte rritjen e çmimeve të produkteve të qumështit, duke garantuar stabilitet në tregun e brendshëm. Po ashtu, theksohet se kjo masë...