Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
8 ligje të Paketës Fiskale në Kalendar/ Bardhi: E papranueshme, do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kundërshtuar futjen në Kalendarin e punimeve tw Kuvendit të 8 ligjeve të Paketës Fiskale. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Bardhi tha se kjo është në shkelje të Kushtetutës, duke shtuar se kjo hedh në ‘erë’ çdo procedurë parlamentare. Bardhi kërkoi llogari nga kryeparlamentari Niko Peleshi, duke e paralajmëruar se ndjekja e një procedure të tillë parlamentarë, do të shkojë në Kushtetuese. “Keni futur në kalendar 8 ligje të paketës fiskale. I keni futur për seancën e nesërme, në shkelje të plotë të Kushtetutës. Këto ligje u janë dhënë deputetëve në datën 14 nëntor dhe kërkoni t’i miratoni nesër. Kjo është e papranueshme dhe hedh në erë çdo procedurë parlamentare. T’u lini vetëm 24 orë kohë për të...