Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Moti i keq izolon disa fshatra në Kurbin, në Krujë raportohet për përmbytje! Prezenca e ujit në nivele alarmante
Reshjet e dendura të shiut në zonën e Kurbinit kanë filluar problemet e para. Prurjet në lumin Droje kanë arritur në nivelin thuajse kritik, në disa rrugë të fshatrave prania e ujit ka bllokuar lëvizjen e banorëve. Në aksin e rrugës Skuraj – Burrel, rënia e gurëve në rrugë dhe shkarjet e dherave nga malet, ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Në këtë zonë punohet nga punonjësit e mirëmbajtjes për largimin e inerteve. Situatë problematike paraqitet edhe në të gjithë ultësirën e Bashkisë Krujë, kryesisht në fshatrat Bilaj, Murqinë, Mallkuc etj. Sipërfaqe të mëdha me të mbjella po mbulohen çdo minutë e më shumë nga uji i kanaleve, i cili, në pamundësi për të rrjedhur lirshëm në lumë, po del dhe po përmbyt arat me të...