I afërm i Elvis Shkambit, ekzekutohet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar në SHBA (Emri)

I afërm i Elvis Shkambit, ekzekutohet me armë zjarri 44-vjeçari shqiptar në SHBA (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në shtetin e Michiganit, në SHBA, ku një 44-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri jashtë restorantit ku punonte. Viktima është identifikuar si Francesk Shkambi, me banim në Howell, i cili ishte menaxher dhe bashkëpronar i restorantit Prime 7 në Commerce Township. Sipas raportimeve në mediat amerikane, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 me orën lokale, teksa Shkambi u gjet i plagosur rëndë në verandën e lokalit. Ai u transportua në spital, por ndërroi jetë pak më vonë për shkak të plagëve nga arma e zjarrit. Rreth 20 minuta pas ngjarjes, një 65-vjeçar nga Farmington Hills u dorëzua vetë në polici dhe u vu në pranga pa rezistencë. Hetuesit sekuestruan një pistoletë 9...