Ministrja e Brendshme britanike në parlament: Gati dëbimi 700 familjeve shqiptare

Ministrja e Brendshme britanike në parlament: Gati dëbimi 700 familjeve shqiptare

Pavarësisht ndryshimit të qeverisë në Londër, duket se për shqiptarët politika e azilit mbetet e njëjtë. Ata që menduan se largimi i Suella Braverman do t’i jepte fund retorikës së ashpër ndaj emigrantëve nga Shqipëria, sot ndihen të zhgënjyer. Pasuese e saj në Ministrinë e Brendshme, laburistja Shabana Mahmood, vetëm pak muaj pas marrjes së detyrës, ka prezantuar planin më të gjerë të ristrukturimit të sistemit të azilit në 40 vitet e fundit dhe në qendër të tij janë pikërisht rreth 700 familje shqiptare, të cilave u është refuzuar kërkesa për azil. “Për shembull, ka rreth 700 familje shqiptare, kërkesat e të cilave për azil janë refuzuar, megjithatë, largimi i tyre nuk po zbatohet aktualisht nga Ministria e Brendshme, pavarësisht se Shqipëria ka një standard...