Dumfries nuk shqetëson për derbin, Thuram kthehet titullar pas dy muajsh

Dumfries nuk shqetëson për derbin, Thuram kthehet titullar pas dy muajsh

18 Nëntor 2025 8:54 Alfred Lleshi Tek Interi vijon rikthimi i “legjionarëve” nga kombëtaret, ndërsa në “Appiano Gentile” stërviten vetëm lojtarët e dëmtuar: Darmian, Di Gennaro, Mkhitaryan, Palacios dhe Dumfries. Mkhitaryan do të mungojë, ndërsa Darmian dhe sidomos Dumfries janë drejt rikuperimit. Ky i fundit, pavarësisht trajtimeve të fizioterapisë, pritet të jetë gati për derbin. Për të thyer “tabunë” e Milanit (pa fitore në 5 derbet e fundit), Chivu do t’i besojë sërish çiftit “ThuLa” në sulm. Thuram, që ka marrë minuta ndaj Kairat dhe Lazios dhe ka punuar gjatë pushimit për gjendjen fizike, do të rikthehet titullar për herë të parë që nga dëmtimi i 30 shtatorit. Në krah të tij do të jetë Lautaro, i kthyer me gol dhe asist për Messin me...