Mziu paralajmëron protesta kombëtare të mëdha nga PD: Bulevardi s’do i mbajë dot njerëzit

Mziu paralajmëron protesta kombëtare të mëdha nga PD: Bulevardi s’do i mbajë dot njerëzit

Deputeti i PD, Xhelal Mziu nuk e cilësoi një protestë, tubimin sotëm përpara Kryeministrisë, por një foltore parlamentare për të sensibilizuar njerëzit për atë që po ndodh në Kuvend, ku opozitës i janë ngushtuar hapësirat për të diskutuar. Ai shtoi se shumë shpejt do të ketë dhe protesta të mëdha kombëtare nga ana e PD. ”Sot ishte një foltore parlamentare. Nuk ishte protestë apo miting. Ju e dini kur bëjmë ne mitingje, nuk i përballon bulevardi kryesor. Shumë shpejt do të kemi protesta të ngjashme. Sot ishte për të sensibilizuar qytetarët për atë që po ndodh në Kuvend. Në ditët në vijim do të ketë jo vetëm foltore por edhe protesta të madhe kombëtare që nuk do t’i përballojë as bulevardi kryesor”, u shpreh Mziu.