Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Shqipëria U-21 fiton edhe miqësoren e dytë, këtë herë ndaj Ukrainës
Kombëtarja U-21 fitoi edhe miqësoren e dytë të nëntorit ndaj Ukrainës U-21 me rezultatin 2-0. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje shumë të mirë në “Elbasan Arena” dhe golat e fitores i shënuan Ermir Rashica dhe Gjergji Kote. Trajneri Alban Bushi e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Simon Simoni (GK), Elton Fikaj, Ervin Bashi, Gabriel Ramaj, Feta Fetai (C), Burak Alili, Ermir Rashica, Etnik Brruti, Aidon Shehu, Arlind Kurti, Fabjan Përndreca. Ndeshja nisi shumë mirë për Shqipërinë, që u hodh menjëherë në sulm. Ishte Rashica që tentoi i pari në minutën e 5-të me një goditje të bukur. Sërish Rashica provoi në minutën e 12-të me një tjetër goditje të rrezikshme, por u ndal nga portieri kundërshtar. Kuqezinjtë ishin të vendosur mirë në mbrojtje dhe shmangën...