Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rama me të rinjtë: Kamza qyteti ku mund të shihet transformimi, në të shkuarën ishte në kënetë
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, zhvilloi mbrëmjen e sotme një takim me të rinjtë në qytetin e Kamzës. Në fjalën e tij Rama tha se Kamza është qyteti ku mund të shihet qartë transformimi. Ai tha se qytetarët kuptuan që nëse i jep qytetin njeriut të duhur vjen zhvillimi, ndërsa ironizoi kundërshtarin, duke theksuar se në të shkuarën ata që e kishin drejtuar e kishin lënë Kamzën kënetë. Më tej Rama tha se sot Shqipëria është si liqeni i Paskuqanit, i transformuar dhe më i bukur, por ka ende shumë punë për tu bërë. “Kur po vija këtu mu kujtua që dy vite më parë kur sapo kisha dalë nga spitali erdha ën Kamëz. Pikërisht te ky liqen i Paskuqanit ku bëra dhe...