Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO- Reshjet e shiut në Shkodër! Shembet masivi me inerte, bllokohen pesë makina dhe 9 persona
Pesë makina dhe 9 persona janë bllokuar në aksin rrugor Breg Lumi – Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, si pasojë e shembjes së një masivi inertesh për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive. Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, bën me dije se makineritë e rënda dhe fadromat janë vënë menjëherë në punë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i specializuar i emergjencave civile është nisur drejt zonës për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë me mjete të posaçme për evakuimin dhe garantimin e sigurisë së personave të bllokuar. Kryetari i Bashkisë Shkodër në Facebook Bashkia Shkodër është angazhuar menjëherë me të gjitha kapacitetet në terren, sapo është njoftuar për bllokimin e 5 mjeteve dhe 9 personave në aksin rrugor Breg Lumi – Theth, rreth 100 metra larg urës...