Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Macron: Paqja mes Ukrainës dhe Rusisë e mundshme brenda 2027
Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu ukrainas Volodymyr Zelensky kanë mbajtur dy fjalime të shkurtra në Pallatin Elysee. Ata iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve dhe në një moment, udhëheqësi francez tha se shpreson të arrijë paqe midis Ukrainës dhe Rusisë deri në vitin 2027, raportojnë mediat franceze. Kjo sipas tij do të ishte e mundur para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në Francë. Zelensky, gjatë fjalimit të tij të shkurtër, tha: “Marrëveshja me Francën forcon ndjeshëm aftësitë mbrojtëse të Ukrainës”. Dy homologët diskutuan përshpejtimin e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund luftës.