Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Sulmet serbe në Kosovë ishin në rritje”, Clark tregon si lindi plani për ndërhyrje
Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, dëshmoi këtë të hënë për rastin e ish-krerëve të UÇK-së para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Clark ka treguar se sulmet serbe ndaj popullsisë në Kosovë ishin në rritje dhe situata ishte duke u përshkallëzuar deri në atë pikë sa që ministri i Jashtëm i SHBA-së nisi të diskutonte problemin drejtpërdrejt me sekretarin amerikan të shtetit. “Unë mendova se e dija se çfarë duhej bërë në këto kushte, por sipas procedurave të NATO-s, nuk kishim asnjë autoritet, udhëzime politike dhe nuk kishte as një planë konkret. Fola me sekretarin amerikan të shtetit për këtë, nuk kam folur me asnjë ministër të jashtëm tjetër për këtë çështje, sepse më udhëzuan Shtetet e Bashkuara të mos flas me askënd tjetër”, u shpreh...