Ukraina në vështirësi ekonomike, Von der Leyen apel shteteve anëtare të KE: Gjeni zgjidhje, ja 3 opsionet

Ukraina në vështirësi ekonomike, Von der Leyen apel shteteve anëtare të KE: Gjeni zgjidhje, ja 3 opsionet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një letër drejtuar shteteve anëtare, ngre çështjen e financimit të Ukrainës dhe i referohet parametrave që mund të bëhen, duke theksuar se Kievi po përballet me një boshllëk të konsiderueshëm financiar. Ajo i referohet Samitit të fundit të Liderëve dhe angazhimit të tyre për të mbështetur Ukrainën, duke vënë në dukje se “duhet të gjenden zgjidhje për të mbuluar nevojat urgjente financiare të Ukrainës për periudhën 2026-2027, duke përfshirë mbështetjen ushtarake dhe mbrojtëse”. Në letrën e saj, Von der Leyen deklaron se bazuar në parashikimet paraprake të FMN-së, edhe nëse lufta përfundon deri në fund të vitit 2026 dhe merret në konsideratë e gjithë ndihma ndërkombëtare e angazhuar tashmë, Ukraina do të përballet me një boshllëk...