Burimi:
Standard.al
Foto © Standard.al
Berisha: Edi Rama ka konfiskuar parlamentin, rruga e vetme protesta!
Berisha: Edi Rama ka konfiskuar parlamentin, rruga e vetme protesta! Kryetari i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, për konfiskim të parlamentit, teksa e cilëson protestën rrugën e vetme për çlirimin e institucioneve demokratike. Gjatë fjalës së tij në konferencën e së hënën në selinë e PD, Berisha tha se Edi Rama i druhet dëshmisë së liderit demokrat në SPAK për shkak të protestës së dhunshme të mbajtur më 21 janar të 2011, duke rikonfirmuar gatishmërinë e tij për t’iu përgjigjur institucioneve të drejtësisë. “Shumë vulgare lidhja që bën, më vjen keq. Tani që unë kam deklaruar këtu para jush shumë herë, që protesta, protesta dhe vetëm protesta. Ju dhe e kam thënë, se unë i them gjëra, nuk hezitoj ti them, nuk...