Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Von der Leyen letër shteteve anëtare të BE: Gjeni zgjidhje për të përmbushur nevojat financiare të Ukrainës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen , në një letër drejtuar shteteve anëtare, kërkon që të gjenden zgjidhje për të përmbushur nevojat financiare të Ukrainës, duke theksuar se Kievi po përballet me një boshllëk të konsiderueshëm financiar. Ajo i referohet Samitit të fundit të Liderëve dhe angazhimit të tyre për të mbështetur Ukrainën, duke vënë në dukje se ” duhet të gjenden zgjidhje për të mbuluar nevojat urgjente financiare të Ukrainës për periudhën 2026-2027, duke përfshirë mbështetjen ushtarake dhe mbrojtëse”. Në letrën e saj, von der Leyen deklaron se bazuar në parashikimet paraprake të FMN-së, edhe nëse lufta përfundon deri në fund të vitit 2026 dhe merret në konsideratë e gjithë ndihma ndërkombëtare e angazhuar tashmë, Ukraina do të përballet me një boshllëk të konsiderueshëm financimi që kërkon fonde të reja....