Një vit nga vrasja e Martin Canit! Prokuroria kërkon 25 vite burrg për autorin 14-vjeçar

Një vit nga vrasja e Martin Canit! Prokuroria kërkon 25 vite burrg për autorin 14-vjeçar

Mario Përlleshaj dhe Martin Cani TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 25 vite burg për Mario Përlleshaj, autorin e vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, ngjarje e ndodhur një vit më parë më 18 nëntor 2024. Përlleshaj akuzohet për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave. Prokurorja Alma Felaj u shpreh se e lë në vlerësimin e gjykatës dënimin përfundimtar duke i kujtuar kodin penal për të mitur përkatësisht nenin 97. Ky nen përcakton se dënimi në këto kushte nuk i kalon 12 vite, ç’ka do të thotë se nëse gjykata merr parasysh këto rrethana, autori i vrasjes së Martin Canit dhe plagosjes së Luis Meçja mund të dënohet me më pak se gjysma e dënimit fillestar, pra me 12 vite. Si...