Alarm në kufirin rumuno-ukrainas, evakuohet fshati  pas sulmit të Moskës në portin e Odesës! Anija në flakë rrezikon të shpërthejë

Alarm në kufirin rumuno-ukrainas, evakuohet fshati pas sulmit të Moskës në portin e Odesës! Anija në flakë rrezikon të shpërthejë

Autoritetet rumune kanë urdhëruar evakuimin e fshatit Plourou, në kufirin Rumani–Ukrainë, pasi një anije që transportonte gaz të lëngshëm (LPG) mori flakë vetëm disa qindra metra larg zonës, pas një sulmi me dron rus në portin ukrainas të Izmailit. Sipas rrjetit rumun Digi24, 150 banorë të fshatit Plourou, që ndodhet përballë Izmailit në brigjet e Danubit, po evakuohen si masë paraprake. Sulmi rus të dielën në mbrëmje shkaktoi një zjarr në një anije që transportonte mijëra ton LPG, ndërsa flakët ishin rreth 500 metra larg nga zonat e banuara. Autoritetet lokale paralajmërojnë se situata është tejet kritike, pasi ekziston rreziku real që anija “të shpërthejë në çdo moment”. / Under nattens attack mot hamnstaden Izmail började det brinna på ett turkiskt fartyg som fraktar 4000 ton flytande...