Macron dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshjen ushtarake, Ukraina do blejë 100 avionë nga Franca në 10 vitet e ardhshme

Macron dhe Zelensky nënshkruajnë marrëveshjen ushtarake, Ukraina do blejë 100 avionë nga Franca në 10 vitet e ardhshme

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron nënshkruan sot në Paris një deklaratë për blerjen e ardhshme të deri në 100 avionëve luftarakë Rafale nga Kievi, duke hapur rrugën për furnizimin e parë të avionëve francezë për Forcën Ajrore Ukrainase. Sipas Pallatit Elize, marrëveshja, e cila është caktuar për një periudhë prej rreth dhjetë vjetësh, parashikon perspektivën e kontratave të ardhshme për furnizimin me pajisje të reja mbrojtëse franceze. Këto përfshijnë “blerjen e rreth 100 Rafale, me sistemet e tyre përkatëse të armëve”, si dhe armë të tjera si sistemi anti-ajror SAMP/T i gjeneratës së re në zhvillim, radarë të përparuar dhe mjete ajrore pa pilot. Nënshkrimi i deklaratës u zhvillua në një ceremoni në bazën ushtarake Villacoublay, në prani të...